Të paktën shtatë persona e kanë humbur jetën në një shpërthim në një pikë karburanti në fshatin Creeslough në veriperëndim të Irlandës.

Policia irlandeze tha sot se katër persona të tjerë kanë vdekur gjatë natës, duke e çuar numrin e të vdekurve nga tre në shtatë.

Tetë persona janë shtruar në spital ndërsa disa llogariten të zhdukur, pas një shpërthimi në pikën e karburantit Applegreen në Creeslough, në qarkun Donegal.

Policia ka njoftuar se është duke u kryer një operacion kërkim-shpëtimi.

Shpërthimi rrafshoi me tokë ndërtesën e pikës së karburantit, ku ndodhet dyqani kryesor dhe posta e vendbanimit ndërsa dëmtoi ndërtesat aty pranë.

Burimi: AA

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re