Mary Lou McDonald, liderja e partisë kryesore opozitare në Irlandë, Sinn Fein, përsëriti mbështetjen e saj për Palestinën.

Duke folur në takimin vjetor të partisë Sinn Fein, McDonald kritikoi mosreagimin e vendeve ndaj krimeve të kryera nga Izraeli.

Ajo theksoi se aktivitetet e Izraelit “nuk mund të lejohen të vazhdojnë pa ndëshkim”. “Ku është ligji ndërkombëtar për fëmijët e vrarë në Gaza, për nënat e Gazës që mbajnë trupat e pajetë të fëmijëve të tyre në krahë?”, tha McDonald.

McDonald tha se qeveria irlandeze duhet ta dërgojë Izraelin në Gjykatën Ndërkombëtare Penale (GJNP) dhe të dëbojë ambasadorin izraelit nga vendi.

Një nga zëdhënësit e partisë, Matt Carthy tha se ai mbështet Palestinën. “Mijëra prej nesh, miliona prej nesh, jemi të gjithë palestinezë dhe qëndrojmë me ata që deklarojnë me zë të lartë (mbështetjen) dhe me krenari nga çdo cep i botës, nga çdo racë dhe nga çdo besim”, tha ai.

Carthy e ftoi në skenë kreun e misionit palestinez në Irlandë, ambasadorin dr. Jilan Vehbi Abdulmajid dhe tha: “Unë dua që ju t’i bëni atij një mirëseardhje që pasqyron afërsinë e popullit irlandez me popullin e Gazës dhe Palestinës”.
Burimi: AA

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re