Një shtetas irlandez i burgosur në Kajro në gusht të vitit 2013 kur vendi u kaplua nga një grusht shteti, është liruar nga akuzat të cilat e ngarkonin.
Lirimi i 21 vjeçarit Ibrahim Halawa, që është i biri i një imami në Dablin, u bë një muaj pas një vendimi të gjykatës në Egjipt e cila e shpalli të pafajshëm për akuzat të cilat i bëheshin nga ana e qeverisë puçiste.
Në një mesazh në rrjetet sociale nga aktivistët të cilët zhvillonin një fushatë për lirimin e tij, thuhet se “Ibrahim tashmë është liruar nga burgu për çka po bëhen aranzhmanet për kthimin e tij atje ku ka vendin, në Irlandë”. aa

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re