Analisti Afrim Krasniqi ka ironizuar partitë politike në vend, të cilat kanë vite që nuk arrijnë dot të gjejnë gjuhën e përbashkët, për Reformën Zgjedhore.

Ai bën krahasimin me Konferencën e Jaltës, ku liderët e botës, vendosën rendin e ri botëror.

“7 ditë x 5 orë/ditë = 35 orë bisedime mori konferenca e Jaltës ku u vendos rendi i ri botëror për 50 vitet në vijim. 2 vjet, 24 muaj, + 27 orë bisedime vetëm 4 ditët e fundit për ndarjen e komisionerëve për 2021 dhe ende nuk ka vendim, i cili me siguri (s)do ketë jetë as 50 javë”, shkroi Krasniqi në profilin e tij në Twitter.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re