Ajo që po ndodh me Partinë Demokratike është tej çdo logjike njerëzore.
E ndarë në dy pjesë, demokratët janë gati të vrasin edhe njëri-tjetrin, se ashtu do baca Sali.
Atë që ua ka bërë për vite me radhë kundërshtarëve të vet politik, socialistëve, të cilët i ka kërcënuar, rrahur, shantazhuar e poshtëruar, sot Sali Berisha po ua bën njerëzve të vet.
Dhe ironia e madhe është se janë pikërisht socialistët, sot në pushtet, që duhet të mbrojnë demokratët se mos vrasin njëri-tjetrin.
Vetëm Sali Berisha mund t’i bëjë këto!/ tema
