Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, përmes një postimi në rrjetet sociale, nuk i ka kursyer ironitë sa i takon situatës pas tërmetit.

Në këtë linjë, Manjani shkruan se godinat që ranë nga tërmeti i rrëzoi korrupsioni i opozitës dhe parashikimi i presidentit Ilir Meta.

Po ashtu ish-ministri pohon se javën që vjen qytetarët do të binden se nuk ka pasur fare tërmet.

MESAZHI I MANJANIT

Bëni qejf edhe këtë jave, se javën tjetër do bindeni të gjithë që ska patur tërmet.
Godinat e rëna i rrëzoi korrupsioni i opozitës dhe parashikimi i Ilir Metës.
Kush nuk bindet me këtë logjikë, të shkojë me këmbët e veta në polici. Ti bëjë ca ditë izolim. Burgu është bërë si ushtria, për t’u bërë është!!!
Fjala nuk ban mort, por sot t’fut burg!

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re