Qeveria austriake ka rënë pas publikimit të një video-skandali, ku
shihet zv.kancelari austriak Heinz-Christian Strache që i premtonte
mbesës së një oligarku rus tenderë dhe favore nëse ajo do të blinte një
gazetë austriake për t’i dhënë mbështetje në zgjedhje.

Media austriake “Klaine Zeitung” me nota të larta ironike e ka
krahasuar këtë përgjim me përgjimin e 2011 të ish-zv.kryeministrit  Ilir
Meta.

Media austriake, shkruan se nëse në Austri një përgjim i tillë rrëzon qeverinë, në Shqipëri të bën President.

“Një video inkriminuese nuk duhet të çojë drejt fundit të karrierës
politike, por mund të të ndihmojë në ngritjen drejt majave, siç tregon
shembulli i Ilir Metës në Shqipëri.

Një kamera kapi zv.kryeministrin në bisedime për marrëveshje
korrupsioni me ministrin e tij të Ekonomisë. Përgjimi u dërgua në media,
por nuk u pranua si provë. Nëse te ne një video e tillë të çon në
zgjedhje të parakohshme, në Shqipëri, gjykata të nxjerr të pafajshëm dhe
bëhesh President” –shkruan gazeta austriake./ I.M-Dritare.net






Previous articleEURO vendos tjetër rekord, zbret në nivelin më të ulët në 11 vjet

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re