Kreu i Partisë Bindja Demokratike, Astrit Patozi, ka bërë ironi me mënyrën se si krerët e shtetit festuan të ndarë 100-vjetorin e shpalljes së Tiranës kryeqytet.

“Këta udhëheqësit e mëdhenj të popullit dhe të partisë edhe festën e 100-vjetorit të Tiranës kryeqytet e paskan trajtuar si vizitën e Albin Kurtit. Secili duke e futur ne odën e vet. Edhe hajde prit seriozitet shteti pastaj prej tyre!

I vetmi ngushëllim është fakti që Tirona është mësuar me mbajt edhe më shumë se kaq gjatë këtij shekulli tmerrësisht të gjatë” – shkroi Patozi në rrjetet sociale.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re