Kreu i PD-së Sali Berisha, i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama, i cili gjatë rubrikës “Sy m’sy” ironizoi heqjen e non gratës nga SHBA.
Berisha tha se nëse vizita në Shqipëri e ish-Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka qenë për të mbyllur skandalet e Charls McGonigal, atëherë “kazani po zien”.
Berisha: Që të më bësh mua të komentoj deklaratat e një njeriu të ndryrë që ka frikë dhe tmerr nga gazetari, nuk e di sa etikë është ti përgjigjem. Sepse unë, ai dhe çdo politikan kemi detyrim elementar të paraqitem para gazetarëve.
Pardje lexova një artikull, presidenti Trump ishte paraqitur para gazetarëve nga 20 janari deri tani 20 herë më shumë se paraardhësi i tij në katër vite. E kuptoni ju se me këtë qëndrim anti-transparent nuk ia vlen ta konsiderosh për asgjë.
Përsa i përket asaj që tha ai, ka dy fjalë. Antony Blinken sot është ‘non grata’ në vendin e tij dhe uroj të paraqitet para drejtësisë amerikane. I them që nëse Blinken bëri një vizitë blic në Shqipëri për ti mbuluar skandalin e tmerrshëm McGonigal, kazani po zien. Ai skandal nuk mbyllet kurrë.