Situata e krijuar prej motit të keq ka sjellë edhe replika në distancë mes kryeministrit Edi Rama dhe opozitës. Ironisë së kryeministrit Edi Rama i cili pak më parë publikoi një video të një autostrade në Spanjë, kryetarja e LSI Monika Kryemadhi iu përgjigj menjëherë duke i thënë ti kthehet unës dhe të mos presë që ti lexojë njeri fatin.

“Batutat e Ramës nuk kanë më asnjë vlerë përballë krizave që e kanë gjetur shtetin të paaftë për t’u përgjigjur ndaj tyre.

Qytetarët e dinë mirë se vështirësitë që ata përballen janë pasojë e paaftësisë së tij, premtimeve të pambajtura prej tij, mungesës së seriozitetit nga ana e tij.

Papunësia, pandemia, tërmetet, përmbytjet e shiut dhe ‘ngrirja’ e vendit prej borës sot, nuk do të kishin pasoja kaq shkatërrimtare nëse papërgjegjshmëria e tij nuk do të ishte reflektuar në papërgjegjshmëri të qeverisjes.

Ktheju punës, mbaji premtimet, çoji paratë për emergjencën civile, mos paguaj oligarkët por mbështet financiarisht qytetarët dhe mos prit të të lexojë njeri fatin, sepse ja ke shkruajtur vetë vetes. Më 25 prill, Shqipëria shtëpia e shqiptarëve”, shkruan ajo.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re