Sekretari i marrëdhenieve me Median në PS, Alfred Peza bën ironi me liderët e opozitës, të cilët teksa pushojnë nëpër vilat e tyre apo resortet luksoze politike, bëjnë dhje ndonjë postim në rrjetet sociale.

Peza thotë se nuk ngurrojnë q ëtë japin ndonjë zgjidhje politike apo për hallet njerëzve, ndërsa shprehet se shënje e sigurtë është se “revolucioni” vazhdon.

Postimi i plotë i Pezës:

Janë të paparë këta udhëheqësit e mëdhenj të opozitës sonë rrugore.

Në kulmin e pushimeve verore, ku po i japin dorën e fundit bronzimit të lëkurës, rrijnë që rrijnë në resorte turistike, male, dete, pishina, vila, hotele e restorante dhe bëjnë herë pas here postime në rrjetet sociale.

Mund ti fantazoni edhe me nga një gotë vere, shampanje apo koktejli ekzotik në dorë, kur nisin e i qajnë hallin shqiptarëve.

Duke mos u kursyer pas kësaj, të na ofrojnë falas edhe formulat e tyre magjike, se si do ta shpëtojnë njëherë e përgjithmonë këtë vend… sapo të rikthehen në shtator.

Shenjë e sigurtë se “Revolucioni” vazhdon!

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re