Sekretari i marrëdhënieve me Median në PS, Alfred Peza, vetëm pak orë para protestës së opozitës, ka bërë ironi me qëndrimet në vijimësi të lidershipit opozitar.

Në një postim në rrjetin social, Peza shprehet se ka humbur “fitorja” historike e 30 qershorit apo dhe largimi i Ramës, qeveria tranzitore dhe gjithçka.

Sipas sekretarit socialist protesta e sotme bëhet vetëm për të qëndruar Basha.

“Ku është “fitorja historike” e 30 Qershorit?

Ku është “ose ikën Edi Rama, ose shkrihet opozita”? Ku është lufta për “votën e lirë”?

Ku është “qeveria tranzitore”?

Ku është “revolucioni popullor” dhe “mosbindja civile”?!

Aha. Sot qenka protesta: “Basha rri”!

Fitore!.

Postimi i Lulzim Bashës në fb:

Padrejtësinë, pamundësinë, varfërinë dhe papunësinë nuk do tua lemë trashëgim fëmijëve!

 Sonte në orën 20:00, në Tiranë të gjithë bashkë për familjen dhe fëmijët tuaj, për Shqipërinë e mundësive për të gjithë! #8korrik #ShqipëriaSiEuropa! Asnjë hap pas! #RamaIk”, shkruan Peza.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re