Siq e shihni, sot jemi ketu per te pare se sa te “lumtur” ndjehen punonjesit e policise se burgjeve:

-Kemi kerkuar prej vitesh rritje te pages dhe mos-diskriminim mes policive!- Shteti na ka „degjuar“ duke “rritur“ pagat me 72%, biles po japin edhe pagen e 13-te bashke me „gjelin e detit“ per Vit te Ri…

-Kemi kerkuar qe te jepet uniforma e rregullt, se po fillon dimri i acarte!- Shteti na ka „degjuar“ duke dhene kostume dimerore,veshje te ngrohta, kepuce me qafa dhe gjysma, pelerina kunder shiut, kostum stervitjeje, biles edhe kostum sportiv…

-Kemi kerkuar qe te jepet shtesa e pages per punen ne ditet e fundjaves sipas nenit 87 te Kodit Punes!- Shteti, jo vetem na ka „degjuar“, por ka kthyer mbrapsht edhe ndalesat qe u beri Gimi me auditin duke u „kerkuar“ falje per padrejtesine…

-Kemi kerkuar qe te jepet 1-vakt ushqimor sipas Ligjit e Kodit Punes!-Ata na kane „degjuar“ duke u dhene 2-vakte ushqim bashke me kafen gratis…

-Kemi kerkuar qe te paguhen ditet e punes teper mbi 22 dite/muaj, pasi puna eshte produkt qe duhet paguar!-Ata na kane „degjuar“, jo vetem qe kane paguar ditet teper, por edhe oret e gadishmerise, oret e trajnimit, oret e kontrollit rrjeshtor , biles edhe kohen qe sherben per te ardhur ne pune  nga shtepia per ne institucion e anasjelltas…

-Kemi kerkuar qe te jepet paga ne daten e caktuar sipas ligjit!-Ata na „degjuan“ dhe i nxjerrin pagat me 5,6 deri dt.10 te muajit…

-Kemi kerkuar qe nga mbingarkesa dhe stresi ne pune, te mundesohet psikologu ne vendin e punes!-Ata na kane „degjuar“, kane sjelle 2 psikologe, mjek pune, kuti te ndihmes se shpejte, ambjente pushimi e rekreacioni, kend sportiv e force….

-Kemi kerkuar mjete te sigurta per jeten si per stafin policor, ashtu edhe per ata ne konflikt me ligjin!- Direkt na kane „degjuar“, kane sjelle mjete te blinduara me 0 km, mjete skorte, motocikleta policie…

-Kemi kerkuar qe tu rikthehen armet personale per te qene te vetembrojtur para krimit te rruges!-Na „degjuan“ direkt dhe u kthyen te drejten e armes, biles u kan kerkuar falje per kete „lapsus“ ne ligjin e fundit…

-Kemi kerkuar qe masat disiplinore te jepen sipas shkalles dhe ne proporcion me shkeljen e kryer!-Ata na „degjuan“ duke kapercyer 2-3 shkalle disiplinore e japin vetem ate ekstremen…

-Kemi kerkuar qe abuzuesit me detyren te ndeshkohen sipas ligjit dhe raporteve te KLSH !- Ata na kane „degjuar“ zerin tone dhe zemerimin e punonjesve…

-Siq e shihni, sistemi penitenciar shqiptar, eshte i “lumtur”  me shume se koleget gjermane, biles nuk kane nevoje as per Sindikate, sepse ate e mbulon shume mire Gimi me ndihmesin e tij qe do e kishin zili xhaxhi Enver me shokun Ramiz per luften e kllasave…

-Lutemi qe gjithcka lexuam me lart, mos e merrni seriozisht! -E kunderta eshte e verteta!

-Sinjali SOS eshte pak per sistemin dhe nuk dijme se kur do „kollitet“ Qeveria Shqiptare!!!

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re