Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj ka ironizuar gjuhën e dhunshme të drejtuesve të opozitës dhe të presidentit Meta përmes një video të postuar në rrjetet sociale.

Teksa shfaqen pamjet dhe deklaratat e Bashës, Berishës, Kryemadhit, Metës dhe Strazimirit me armë në brez nga një televizor i vjetër pranë një koshi plehrash, vjen makina e pastrimit e cila i merr.

Veliaj shkruan se opozita le të mbajë fjalët, ndërsa mazhoranca shikon punën. “Ju mbani llafet, ne vazhdojmë punën! Shqipëria e Ardhmja Jonë #PS2021”, thekson Veliaj.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re