“Vrapo kundër korrupsionit”. Nën këtë moto rreth 600 persona vrapuan në Tiranë, ku mes pjesëmarrësve ishte edhe ambasadori i BE në vendin tonë, Luigi Soreca dhe ministrja e drejtësisë Etilda Gjonaj.

“Më shumë se 600 persona vrapuan sot në edicionin e dytë të “Vrapo kundër korrupsionit” në Tiranë organizuar nga @EUinAlbania dhe ministria e Drejtësisë. Ne të gjithë duhet të vrapojmë në drejtimin e kundërt me korrupsioni. Sa më shumë të jemi, aq më e lehtë është “lufta”, shkruan Soreca në një postim të tijin në Twitter.

Por, deklaratës së diplomatit europian i është përgjigjur nënkryetari i PD-së, Edmond Spaho.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, duke mos kursyer edhe ironinë, Spaho shprehet se, të luftosh korrupsionin me vrap është sit ë luftosh Koronavirusin me birra Korona.

“Vrap bëni sepse është i mirë për shëndetin. Sa për korrupsionin, vrapi e lufton aq sa birra Korona lufton koronavirusin”, shkruan Edmond Spaho.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re