E afirmuar si aktore në një rol me tentative vetëvrasjeje, Ema Andrea ka tentuar vërtet të vetëvritet, siç ka rrëfyer në një emision televiziv, duke ia atribuar faktit që është ende në jetë, të bijës së saj.

“Ndoshta për herë të parë ka qenë një moment shumë i rëndë i vetes time kur unë mund të merrja vendime fatale për veten dhe kjo shfaqje më ka shpëtuar. Kjo shfaqje, ardhja e saj në dhomë dhe shkrimi. Mua më shpëtoi Sara (e bija), ardhja e saj në dhomë dhe të shkruarit.

Isha shumë e mërzitur, e përjashtuar të duket vetja e dështuar e pa zonja që po të shfrytëzojnë një botë e egër, për mua ishte një vetmi e tejskajshme e braktisur në të gjitha krahët. Nuk ia fal atyre që ma kanë bërë, asgjë nuk ndodh por nuk i fus dot në zemër ata njerëz dhe në hapësirën time atë njerëz që e kanë rritur atë frustrim dhe që e kanë shfrytëzuar veten time në ato  momente të dobëta.

Qoftë edhe për të blerë për të rritur thashethemnajë, mua më ka shpëtuar ime bijë ndërsa procesimin e gjatë për me e ridasht jetën e ka bërë suksesi i kësaj shfaqjeje në të gjithë botën, shkela në skena të rëndësishme dhe u vlerësova. Kjo më dha forcën që ti vlen. Jeta ime është e lidhur fort me çdo gjë që e kam bërë sepse nuk më është ofruar e kam ndërtuar”, tha aktorja e njohur, e cila nga natyra është njeri me përjetime të fotrta emicionale.

Por si për ironi, edhe një ndër rolet e saj, ai që e bëri të njohur si aktore në fillimet e karrierës, ka një skenë tentative për vetëvrasje, me idenë për t’u hedhur nga tarraca e pallatit ku banonte. Kjo, te filmi “Një djalë dhe një vajzë”, roli i Anilës. Atë e shpëton i ati në momentet e fundit. /tesheshi.com/  

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re