Partia Demokratike ka kërkuar informacion prej 100 institucioneve shtetërore, në lidhje me zgjedhjet e 25 prillit.
Demokratët kërkojnë nga 100 institucione se cili ka qenë aktiviteti i tyre katër muaj para zgjedhjeve.
PD këmbëngul në mbledhjen e provave, pasi kërkon të provojë atë që e quan si “masakra zgjedhore e 25 prillit”.
Sipas saj, po të sigurohen këto prova, do të vërtetohet përdorimi i institucioneve shtetërore në favor të Partisë Socialiste në zgjedhje.
Institucionet prej të cilave PD ka kërkuar informacion për aktivitetin e tyre, janë bashkitë, ministritë, institucionet e varura prej ministrive, Agjencitë Shtetërore, Posta Shqiptare, Shërbimi Informativ Shtetëror, Policia e Shtetit dhe Prokuroritë.
Problemi është se PD deri më tani e ka ngritur gjithë kauzën mbi dyshime dhe s’ka asnjë provë.
Ironia është se iu kërkon t’i vënë në dispozicion provat e vjedhjes, pikërisht atyre që akuzon se kanë vjedhur zgjedhjet.
