Nënkryetari i Kuvendit Myslim Murrizi deklaroi se seanca e sotme dhe rezoluta e sotme në Kuvend është një fletë rrufe për presidentin Ilir Meta duke e quajtur dekretin e tij një ‘letër’ për Klement Zgurin.

“Në paragrafin e fundit të rezolutës thuhet se Kuvendi i bën thirrje presidentit të reflektojë.

 Kjo nuk është as më shumë dhe as më pak se një fletë rrufe.

 Kurrë s’ka pasur marrëveshje në të mirë të qytetarëve shqiptarë. Ndarja e karrigeve të pushtetit është një hall i madh. Nuk e di pse është kaq sekëlldi.

 Rama i ka dërguar në këto tre javë 7 letra Bashës, edhe Meta kishte të drejtë t’i çonte një letër Klement Zgurit. Kur i është dash për të ndarë pushtet dhe për të vjedh taksat jeni marrë vesh që nga 1991 ku bëtë qeverinë mikse me komunistë nga PS dhe PD. Bëtë pazar në 2007.

Sa herë që shkojmë buzë Europës ka një pazar që shitet si marrëveshje për të shpëtuar popullin. Presidenti deklaroi se këto ditë ka takuar edhe Ramën, edhe Bashën, edhe Berishën, Monikën s’ka nevojë ta thotë’. 

Unë e di që pazaret që kërkoni të rrisni në këtë situatë artficiale është një hall i përbashkët. Hera e parë në këtë parlament u votua në rezultatin 20 me zero kur çifti i ambasadorëve u puth në Llozhe. 

Nuk besoj se Meta e ka seriozisht këtë dekret. Ai ka thjesht rolin e arbitrit. Ata kanë 5 muaj rresht që thonë hajde se do e rrëzojmë sot, hajde se do e rrëzojmë nesër”, tha Murrizi.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re