Prokurorja e Krimit të Organizuar i Maqedonisë Veriore, Vilma Ruskoska, u shfaq pakënaqur me lirimin e koleges Katica Janeva, duke njoftuar njëherësh një hetim financiar për gjyqtarët e Gjykatës së Apelit, të cilët morën vendimin.

“Ne nuk kemi marrë një vendim për Janevan. Përkundrazi, kemi dhënë një përgjigje negative (pas kërkesës së Janevas për lirimin nga paraburgimi). Ne do të hapim një hetim financiar për anëtarët e Këshillit të Dhomës që kanë marrë vendimin për arrest shtëpiak. Me gjyqtarë të tillë nuk ka vend në Bashkimin Evropian”, Ruskoska.

Një panel prej tre anëtarësh i Gjykatës së Apelit të Shkupit vendosi të martën pasdite që ish-Prokurorja Speciale Katica të lirohet nga paraburgimi e të kalojë në arrest shtëpie.

Menjëherë pas këtij vendimi, ajo u mor, me kapuç mbi kokë dhe e prangosur, duke u çuar në banesën e djalit të saj, Llazarit, në qendër të Shkupit.

Janeva, i cili nuk mund të shihej, u ndoq nga një numër gazetarësh teksa po transportohej me furgon, por pa iu përgjigjur asnjë pyetje.

Gjyqi për aferën”Racket”, ajo e cila e çoi pas hekurave gruan e frikshme të anti-korrupsionit në politikë, është caktuar të fillojë në 3 dhjetor

Ajo është nnë akuzë për tërheqjen e 1.55 milion eurove nga një prej më të pasurve të Maqedonisë, Jordan Kamçev nga nëntori i vitit të kaluar deri në prill, në këmbim të “lehtësimit të pozitës së tij” në çështjen e Prokurorisë Speciale.

 

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re