Lionel Messi kthehet të flasë, për herë të parë që nga 4 shtatori i kaluar, kur njoftoi qëndrimin e tij në Barcelonë. Ai e bën këtë në mënyrë të prerë, duke iu përgjigjur një pyetje në lidhje me deklaratat e ish agjentit të Griezmann i cili javën e kaluar, në France Football, pohoi se argjentinasi kontrollon gjithçka te Barca.

“Jam lodhur duke qenë gjithnjë problemi i gjithçkaje te Barcelona”, u përgjigj Messi.

Messi, i cili zbarkoi në Katalonjë pas angazhimeve të tij me kombëtaren argjentinase, u duk tepër i irrituar nga kjo gjë, raporton “El Mundo Deportivo”.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re