Skip to content

Ish-agjenti koreanoverior: Kim, me laborator droge(!)

Ish-agjenti i Koresë së Veriut, Kim Kuk-song pretendon se udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong-un ka krijuar ekipe për të vrarë kundërshtarët e tij dhe një laborator për prodhimin e drogës.

Në një intervistë speciale me BBC, Kim Cook-song deklaroi se udhëheqësi i Koresë së Veriut “dërgoi vrasës për të vrarë kritikët dhe kundërshtarët e tij” dhe “krijoi një laborator të paligjshëm të drogës për të ndihmuar në mbledhjen e fondeve revolucionare,”.

Një spiun i vjetër

Ish-agjenti Kim Cook-song tha se ai punoi për 30 vjet për të arritur nivelet më të larta të rrjetit të inteligjencës, duke shtuar se rrjetet e inteligjencës janë “sytë, veshët dhe truri i udhëheqësit suprem”.

Kim Cook-song u detyrua të largohej nga vendi në vitin 2014 për të shpëtuar jetën e tij, dhe sot ai jeton në Seul, kryeqyteti i Koresë së Jugut, dhe punon për shërbimet e inteligjencës të Koresë së Jugut.