Ish-ambasadori amerikan në Arabinë Saudite, Robert Jordan thotë se administrata amerikane nuk duhet ta shohë Arabinë Saudite si një ATM për një kohë të gjatë.

Jordan mori pjesë në panelin mbi marrëdhëniet SHBA-Saudi të organizuar nga Qendra Arabe në Uashington (ACW). Pas panelit, ai kometoi këto marrëdhëie duke qenë kritik ndaj qasjes amerikane për rastin Khashoggi.

Ambasadori vuri në dukje një konflikt, domethënë një kontradiktë midis Shtëpisë së Bardhë dhe Kongresit në kontekstin e marrëdhënieve midis Shteteve të Bashkuara dhe Arabisë Saudite.

 “Marrëdhëniet SHBA-Saudite janë aktualisht shumë personale. Më pak marrëdhënie midis Uashingtonit dhe Riadit, më shumë midis Trump dhe Mohammed bin Salman. Administrata nuk mund të vazhdojë të shikojë Arabinë Saudite si një bankomar për një kohë të gjatë. Duhet të gjejmë mënyra për të theksuar vlerat amerikane në marrëdhëniet tona me armiqtë dhe aleatët tanë”, shtoi diplomati.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re