Nick Carter ish-pjestar i grupit Backstreet Boys u akuzua për përdhunim nga një vajzë autike e cila në atë kohë ishte e mitur.

 

Padia e paraqitur nga Shannon “Shay” Ruth është ilustruar në një konferencë për shtyp. Faktet e pretenduara datojnë në vitin 2001 kur viktima e dyshuar ishte 17 vjeç. Nuk është hera e parë që këngëtari akuzohet për sulm seksual.

Përdhunimi i supozuar daton në vitin 2001 kur “Shay” ishte 17 vjeç. Gruaja u tha gazetarëve:

 

“21 vitet e fundit kanë qenë të mbushura me konfuzion, dhimbje, zhgënjim, turp dhe vetëdëmtim. Dhe ishte një rezultat i drejtpërdrejtë i faktit që Nick Carter më përdhunoi”. “Edhe pse jam autike dhe vuaj nga paraliza cerebrale, asgjë nuk më ka ndikuar aq keq sa Carter. Pas përdhunimit me ka ofenduar dhe rrahur duke me lënë të mavijosur në krah”.

Nuk është hera e parë që këngëtari i grupit ikonik të viteve ’90 akuzohet për ngacmim seksual: në vitin 2017 Melissa Schuman , ish-anëtare e grupit pop Dream, kishte pretenduar se Nick e kishte sulmuar seksualisht kur ajo ishte 18 vjeç ndersa ai ishte 22 vjec.

 

Një muaj më parë Nick Carter humbi vëllain e tij më të vogël Aaron, i cili u gjet i vdekur në shtëpinë e tij në Kaliforni pas një beteje të gjatë me varësitë dhe problemet e shëndetit mendor./ tgcom

https://berati.tv/wp-content/uploads/2023/02/makina-me-qera.png