Anëtari i grupit “Për PD-në”, Edvin Kulluri përmes një postimi në rrjetet sociale ka përshëndetur ecurinë e deritanishme të fushatës brenda Partisë Demokratike.

Sipas tij takimet e zhvilluara deri më tani për zgjedhjet për kryetar të demokratëve nga kandidatët Harxhi, Shehaj dhe Kadilli kanë treguar se demokratë e duan garën dhe debatin.

“Takimet me pjesëmarrje të gjerë me anëtarësinë e PD të Edit Harxhit, Agron Shehaj dhe Fatbardh Kadilli tregojnë qartë së demokratët e duan debatin, garën dhe konkurrencën e ideve dhe personave!

Kjo garë e pabarabartë mes kandidatëve për kryetar të PD po tregon se demokratët kanë forcën dhe energjinë për të ngritur një të ardhme fituese!

Partia Demokratike nuk është parti konformistësh, frikacakësh e njerëzish me kokë të ulur përballe askujt! Rilindja humb përballë një PD-je të reformuar, të hapur dhe demokratike!

Koha e ka treguar në 1992, 2005 dhe 2009! Vetëm me moral dhe ndershmëri mund ta mundim kundërshtarin! Vetëm kështu do na votojnë skeptikët dhe demokratët!

Ndaj, u bëj thirrje anëtarëve të PD dhe simpatizantëve të saj që të marrin pjesë masivisht në takimet e kandidatëve dhe më 13 qershor në zgjedhjet për Kryetar të PDSH”, shkruan Kullurin.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re