Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Edvin Kulluri, ndërsa komenton protestën e 2 marsit, të thirrur nga presidenti Ilir Meta, e cilëson atë sa sukses të Metës, aq edhe dështim të opozitës.

Në një postim në rrjetet sociale, Kulluri shkruan se opozita qe po ecen kuturu nga sheshet tek tryezat, ka deshtuar qartesisht ne arritjen e cdo objektivi elektoral.

Postimi i plotë i Kullurit:

Qellimi nuk eshte protesta!

Mitingu i thirrur nga Presidenti i Republikes diten e hene qartesisht ka rihapur edhe njehere debatin per situaten e rende politike ne vend pas paqes false te uljes ne tryeze e reformes zgjedhore mes opozites dhe mazhorances!

Jo se protesta perben lajm, pasi ne 2019 pati me shume protesta se asnje here me pare!

Por sepse se pari, pjesemarrja e larte u arrit nga thirrja e Presidenti dhe jo opozites.

Se dyti, pas shume vitesh u pane ne shesh shume qytetare qe nuk jane te angazhuar ne partite politike te opozites apo pushtetit!

Dhe te dyja keto arsye kane hapur debatin per arsyet e suksesit te protestes.

Shume zera publike e quajten sukses te Metes, ndersa te tjere po te shumte si deshtim te Opozites qe nuk ngjall shprese duke ja lene leadershipin Presidentit!

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re