Ish anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Edvin Kulluri ka ironizuar  kreun e PD -së Lulzim Basha, lidhur me të ashtuquajturat kontrata që ai reaklamon.

Basha deri më tani ka nënshkruar një kontratë me artistët, që janë kundër shembjes së Teatrit si dhe një kontratë besimi me banorët e Unazës së Re.

“Pse nuk i këput një kontratë Luli me turistët se “sa të vije në pushtet nuk do bëjnë fjalë apo rrahin njerëzit pronarët e lokaleve dhe hoteleve”!

Se dy kontrata i bëri, t’i këpusë dhe një të tretë se i shtohen 4 milion vota! Si tha njeri “ më duhen 100 mijë euro! Po pse s’kërkon 500 mijë i thotë një shok, ti s’kenë s’ke as 100?!Bëje tamam, je që je”?!?!”, ka shkruar Kulluri në rrjetet sociale.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re