Ditën e shtunë Partia Demokratike zgjedh kryetarin dhe Këshillin e ri Kombëtar. Por çfarë po ndodh brenda PD-së?
Ish-anëtari i Kryesisë së PD, Edvin Kulluri është përplasur me ish-kandidatin për deputet të PD në këto zgjedhje, Agim Baçi, në emisionin Log.
Baçi e akuzoi Kullurin se gjykimi i tij bazohet mbi inatin dhe jo realitetin, por akuzës së Baçit, Kulluri iu përgjigj duke u shprehur se:
“Si mund të kem unë inat me PD?
Luftën e klasave e njoh mirë në kurriz të familjes time. I kam parë unë këto metoda, më është rrahur lëkura 4 vite, kam dëgjuar kërcënime nga njerëzit e Bashës në telefon, do të vrasim, do të bëjmë. Ky që lufton krimin”.
Kulluri është ndalur edhe tek arrestimet e fundit të SPAK.
Rastin e ish-zv.ministres Rovena Voda që tashmë ndodhet në arrest shtëpie, pasi u kap në përgjime duke ndërhyrë për të rregulluar një vend pune në administratë kundrejt një mijë eurove, një telefoni dhe një arke peshk, Kulluri e cilësoi të turpshëm për nivelin e zyrtarit të përfshirë deri në këtë nivel, ndërsa tregoi edhe një episod nga qeverisja e PD-së.
“Në Shqipëri fenomeni i marrjes së njerëzve në punë edhe përmes ryshfetit nuk është i ri, e kanë bërë të gjitha qeveritë.
Ne një nga arsyet që humbëm në 2013 ishte që drejtuesit e disa institucioneve në nivel lokal e kanë bërë këtë punë, kryesisht në sektorin e arsimit.
Ti themi sikur janë. Mos them kanë ndodhur incidente në tavolinë mes zyrtarëve të partisë ku njëri ka qenë duke goditur tjetrin, pasi pretendonte… Se mos na merr SPAK-u tani (qesh) na thërret, do kujdes.
Ka qenë fenomen që ka ndodhur. Por të arrijë një zyrtar i lartë ta bëjë atë është turp. Duhet të ruajë dinjitetin” tha ai.
