Në Fier, ka nisur hetimi ndaj një 28-vjeçarje pasi u denoncua nga ish-bashkëshorti për dhunë ndaj fëmijëve të tyre të mitur.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen Xh. M., 28 vjeçe, banuese në Fier, pasi ish-bashkëshorti i saj ka kallëzuar se shtetasja Xh. M. ka ushtruar dhunë ndaj fëmijëve të tyre të mitur”, njoftoi policia.

Gjithashtu, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Divjakë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin M. S., 56 vjeç, banues në Divjakë, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë, duke kryer punime ndërtimi, pa leje, në banesën e tij.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re