Mediat në Mal të Zi kanë për kryelajm kapjen e një boksieri të njohur endas me akuzën e trafikantit të drogës.

Fjala është për Goran Gogiç, 43 vjeç, i arrestuar kur tentoi të hipte në një fluturim ndërkombëtar nga aeroporti i Miami-t.

Reuters raporton se Gogiç u arrestua kur u përpoq të hipte në një fluturim për në Zyrih.

Sipas publikimit në faqen e internetit të Departamentit të Drejtësisë së Shteteve të Bashkuara, ai akuzohet për kontrabandën e më shumë se 20 tonë kokainë, me vlerë më shumë se një miliard dollarë, e cila u kap gjatë një prej kapjeve më të mëdha të kokainës në Amerikë.

Gogiç është një ish-boksier i peshave të rënda, transmeton Vijesti.

Sipas aktakuzës dhe dokumenteve të gjykatës, midis majit 2018 dhe korrikut 2019, Gogiç me të tjerë trafikoi sasi të mëdha kokaine përmes anijeve komerciale të mallrave.

Gogiç u koordinua me burimet e kokainës në Kolumbi për të sjellë sasi të saj në Evropë nëpërmjet SHBA.

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re