Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të shtunë në Sarandë ku një 37-vjeçare me profesion ekonomiste është vetëhelmuar duke ndërruar jetë rrugës për në spital.

Shkak për këtë ngjarje dyshohet se është bërë largimi drejt Italisë i vajzës së saj 12-vjeçare. E bija është marrë nga ish-bashkëshorti i 37-vjeçares, pasi me vendim gjykatës pas divorcit i është caktuar atij kujdestaria.

Sipas informacioneve, për shkak të gjendjes shëndetësore, 37-vjeçarja është nisur me helikopter në gjendje të rëndë drejt Tiranë dhe rrugës për në spitalin Ushtarak ka ndërruar jetë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re