Ish-deputeti Ilir Deda ka reaguar menjëherë pasi dolën sondazhet e para të zgjedhjeve që u mbajtën sot.

Deda thotë se ndjehet krenar që qytetarët e Kosovës ‘besuan se erdhi dita’, ndërsa shton se tash dy kandidatët e LDK’së dhe Vetëvendosjes për kryeministër, Vjosa Osmani dhe Albin Kurti, kanë përgjegjësi për ndryshim radikal.

Shkrimi i plotë i Dedës:

Qytetarët e Kosovës besuan që erdhi dita, a po i bjen kështu diqysh? BRAVO popullit tonë që në 20 vjetorin e lirisë e hapi një kapitull të ri, më të mirë, duke e mbyllur kapitullin e errët të qeverisjeve të këqija kleptokratike.

Populli e tha të vetën. LDK dhe VV – Albini dhe Vjosa kanë pëgjegjësi të përbashkët historike për ndryshim radikal qeverisës, për standard të ri, për zhvillim, për drejtësi. Dinjitetin e votuesve duhet ta bartin me politikë të re, politikë të përgjegjshme.

Populli dinjitoz me shtet dinjitoz. Të dua Kosovë!

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re