Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, ish-deputeti Aleksandër Biberaj, foli në rubrikën “Opinion”, në News24, për mbledhjen e Kryesisë së Partisë Demokratike, të mbajtur ditën e sotme, ku u vendos për mënyrën e përzgjedhjes së kandidatëve për deputetë në zgjedhje.

Biberaj tha se ky është një zhvillim pozitiv dhe në drejtimin e duhur, pasi PD tani duhet të merret me problemet e saj të brendshme.

“Është një zhvillim pozitiv, në drejtimin e duhur. PD pasi ka bërë një opozitë në kushte shumë të vështira, tani duhet të merret me problemet e veta të brendshme. Po përgatitet për një program tepër ambicioz, që do të thotë se ne po përgatitemi për të ardhur në pushtet”, tha ish-deputeti.

Vendimi i PD për përzgjedhjet e kandidatëve për deputetë…
Është një zhvillim pozitiv, në drejtimin e duhur. PD pasi ka bërë një opozitë në kushte shumë të vështira, tani duhet të merret me problemet e veta të brendshme. Po përgatitet për një program tepër ambicioz, që do të thotë se ne po përgatitemi për të ardhur në pushtet. Ky vendim është zhvillim i demokracisë së brendshme të partisë, ku të gjitha strukturat e PD do të jenë të motivuar për të marrë pjesë në proces. Mendoj se ne po punojmë për të arritur një koalicion mbarëpopullor për të fituar zgjedhjet.

Çfarë ka bërë mirë dhe çfarë keq PD?
Opozita në Shqipëri është shumë e vështirë, sepse është një botë interesash dhe në vendin tonë gjërat janë të lidhura me pushtetin. Kështu që kushdo që jep kontribut në opozitë mendoj se është kontribut moral. Nuk është momenti për të përmendur gabime, por papritur që kemi bërë edhe gabime. Unë e kam përgëzuar Bashën që ka pranuar gabimet dhe çdo pranim gabimi është një premtim që nuk do të përsëritet. Për këtë, hapja e PD do të jetë reale. Mendoj se pas 30 vitesh tranzicioni tepër të vështirë, do të jetë një moment i mirë.

Më tej, Biberaj komentoi dhe zhvillimet e fundit në Kosovë, duke thënë se Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli janë të pafajshëm dhe se akuzat për krìme lufte janë politike dhe të montuara.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re