Ish-deputeti i PD-së, Klevis Balliu është shprehur se taksat që paguajnë qytetarët shkojnë për inceneratorin e Tiranës dhe pjesa tjetër, sipas tij, ndahet me deputetët e PS e familjarët e tyre.

Ai deklaroi se “kompania Dajti Park 07 në pronësi aksionere të familjarëve të deputetit socialist të Tiranës, Xhemal Qefalia, nga viti 2014 deri 2023 ka përfituar 1998 transaksione me vlerë totale 21.8 miliard lekë.”

Balliu theksoi se kjo kompani ka ndryshuar dy herë emrin.

 

Deklarata e plotë:

Kryehajduti i Tiranës Erion Veliaj nuk njeh limit në vjedhjet dhe mashtrimet e tij. Edhe pse qytetarët paguajnë qindra miliona euro nëpërmjet taksës antikushtetuese të infrastrukturës arsimore, ato para nuk shkojnë për arsimin dhe shkollat, por ndahen tek miqtë e pushtetit.

Një pjesë shkon për aferta korruptive, si inceneratori i Tiranës që nuk ekziston, dhe pjesa tjetër ndahet me deputetët e Partisë Socialiste dhe familjarët e tyre.

Konkretisht:

Dajti Park 07, një kompani në pronësi aksionere të familjarëve të deputetit socialist të Tiranës, Xhemal Qefalia, nga viti 2014 deri 2023 ka përfituar 1998 transaksione me vlerë totale 21.8 miliard lekë.

Kjo kompani e ka ndërruar dy herë emrin, si shumica e deputetëve të PS, duke kaluar nga Qefalia shpk, sic u regjistrua fillimisht në vitin 1999, në Vllaznia shpk në vitin 2006. Nga viti 2016 njihet si Dajti Park 07.

Partia Demokratike ka denoncuar edhe më parë tenderat e fituara nga Dajti Park 07 me pronar QEFALITE ose qejflinjtë e tenderave.

Sot do të bëjmë publike një aferë tjetër të Erjon Veliajt me Qefalitë.

Është pikërisht tenderi me objekt: Rikonstruksioni i shkollës së mesme të bashkuar “Ymer Lala” Surrel.

Për këtë procedurë morën pjesë 7 ofertues dhe të gjithë u skualifikuan, përvec fituesit të paracaktuar ku bënte pjesë edhe kompania e Qefalive me 99% të vlerës limit.

Duhet thënë se kontratat milionere të Qefalisë nuk janë me kompani të huaja apo private, por me institucione publike të tenderuara, jo pak herë pa shpallje paraprake të njoftimit.

Ndërsa Erjon Veliaj po hetohet për disa afera korruptive, vjedhjet në bashki nuk ndalojnë madje ai vazhdon të udhëtojë i lirë edhe jashtë vendit ndërkohë që hetohet për krime shumë të rënda.

Të lejosh Veliajn të hetohet në gjendje të lire, duke vijuar detyrën si KB është njësoj si të hetosh një vrasës dhe ta lejosh të jetojë në shtëpinë e dëshmitarit të tij.

Partia Demokratike i bën thirrje institucioneve ligjzbatuese të ndërmarrin hapa urgjente për këto vjedhje flagrante të E.V dhe hajdutëve të tjerë në parlament.

Drejtësia e vërtetë nuk do mbante nën arrest denoncuesit, por do të arrestonte dhunuesit e ligjit dhe hajdutët e parave të qytetarëve shqiptarë.

Kundër vjedhjeve dhe palacove që bëjnë si rilindas, për ta nxjerrë Erion Veliajn nga Bashkia e marrë me hajdutëri, mblidhemi sërish të martën në ora 11.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re