Ish deputeti i Partisë Demokratike Keltis Kruja, duke komentuar procesin zgjedhor në Kosovë u shpreh se shqiptarët e Kosovës folën fare qartë dje, duke rrezuar teorinë se partitë e mëdha s’bëhen kurrë të vogla, sado keq të drejtohen e sado i paaftë të jetë lideri.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ai shkruan se Kosova po zgjohet në “Republikën e III”, duke shtuar se Albin Kurtit duhet të dijë të sillet si fitues për të mirën e vendit dhe qytetarëve.

“Mesa duket Kosova do gdhihet neser ne “Republiken e III”. Po e perdor kete percaktim sepse e kam degjuar disa here nga paneliste te ndryshem qe nuk e fshehin hic adhurimin per Albinin. Nuk e di a e kuptojne te gjithe cka do te thote ky lloj percaktimi po nuk me shqeteson kjo.

Me shqeteson me shume fakti se nuk e kuptoj vete ( sigurisht i bie qe jam me pak i mencur se keta ), se si mundet qe nje vend, i cili ka ende problem te politikes se jashtme e te brendshme,njohjen si republike (te pare),Albini ta gdhije ne Republiken e III.

Ajo qe duket sot eshte qe keto zgjedhje kane nje fitues te qarte e nje humbes edhe me te qarte.

Mbetet serish per t’u pare nese Albini do dije te sillet si fitues i qarte ( une dyshoj shume po qofsha i gabuar per te miren e Kosoves ), duke forcuar e respektuar republiken pa e zhytur ne kriza te reja .Shpresoj shume qe nga kjo fitore e qarte, albinistet te mos kalojne nga “Levizja eshte Albini” te “Kosova eshte Albini”.

Nuk ka mbetur gje per t’u pare ne fakt per humbesin e qarte te ketyre zgjedhjeve.

Le te vazhdoje me teorine se partite e medha s’behen kurre te vogla, sado keq te drejtohen e sado i paafte te jete lideri.

Te pakten ne kete drejtim shqiptaret e Kosoves folen fare qarte sot” , shkruan Kruja.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re