Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Alket Hyseni, ka marrë pjesë në Konferencën e mbajtur në Sofie nga Fondacionit “Clinton Global Initiative”.

Në një postim në rrjetet sociale, Hyseni ka ndarë momente nga konferenca si edhe nga takimi me Sekretaren e 67-të të Departamentit të Shtetit të Amerikës, Hillary Clinton.

Avokati i njohur shkruan se gjatë takimit me Clinton, i ka shprehur asaj mirënjohjen dhe respektin e shqiptarëve për kontributin historik të saj dhe të Presidentit Bill Clinton, për lirinë e Kosovës dhe prosperitetin e Shqipërisë dhe rajonit të Ballkanit.

Posimi i plotë:

Me ftesë të Fondacionit “Clinton Global Initiative”, në Konferencën e Sofies, pata nderin të takohem me Sekretaren e 67-të të Departamentit të Shtetit të Amerikës. I shpreha mirënjohjen dhe respektin e përjetshëm të shqiptarëve për kontributin historik të saj dhe veçanërisht të Presidentit Bill Clinton për lirinë e Kosovës dhe prosperitetin e Shqipërisë dhe rajonit të Ballkanit.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re