Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar në Facebook, një mesazh të një qytetari i cili pretendon se ish-deputeti i PS Mark Frroku, ka goditur me grushte nën prefektin e Pukës Gjon Gjonaj.

Sipas Berishës, kjo ka ndodhur gjatë mbajtjes së aktivitetit “Sofra e Pukës”, dy ditë më parë.

Postimi i Berishës:

Prishin Sofrën e Pukës! Përleshje midis bosëve të partisë së krimit.

Ish-deputeti i PS, Mark Frroku godet me grushta nën prefektin e Pukës Gjon Gjonaj, ish-kryetarin socialist problematik të Bashkisë së Pukës.

Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital.

Pershendetje doktor, para dy ditesh u mbajt Sofra e Pukes nje feste tradicionale e rrethit Puke ku mblidhen qytetar dhe zyrtar e politikan te te gjithe spektrit politik te Pukes ose me origjine nga Puka dhe te rretheve fqinje. Por kesaj here Sofra e Pukes u permbyse  sepse ne nje sherre midis eksponentve te Partise se Krimit Ish deputetit Mark Frroku dhe nenprefektit Gjon Gjonaj ish kryetar i Bashkise Puke , te cilet u kacafyten me njeri tjetrin dhe ish deputeti i PS Mark Frroku e leshoj per toke me grushta nenprefektin dhe ish kryetarin e Bashkise Gjon Gjonaj. Palet nxoren revolet por nderhyrja energjike e te pranishmeve shmagu gjakderdhjen ne festen tone popullore. Mediat e kane censuruar plotesisht lajmin ju lutem bejeni publike por anonim.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re