Gent Strazimiri, që nuk u kandidua në zgjedhjet e 15 prillit për deputet nga ana e Lulzim Bashës, shprehet i revoltuar me këtë të fundit, se ka shitur Sali Berishën.

Sipas tij, nëse shitet Sali Berisha, atëhere mund të shitet çdo demokrat i thjesht.

Postimi i ish-deputetit me kobure:  

Nuk ka një “çështje Berisha” në PD!

Ka një çështje ekzistenciale për PD dhe demokratët:

Qëndrimi ndaj njeriut të ndershëm, të shitur për interesa të ulta!

Sali Berisha është thjesht ilustrim i saj.

Nuk ka një “hall të Sali Berishës” në PD!

Ka një çështje ekzistenciale për PD dhe demokratët:

Qendrimi ndaj demokratit pa kompromis, të shitur për interesa të ulta!

Sali Berisha është thjesht ilustrim i saj.

– Nuk ka një “siklet Sali Berisha” në PD!

Ka një çështje ekzistenciale për PD dhe demokratët:

Qëndrimi ndaj pro-amerikanizmit historik, të papërsëritshëm, të palëkundur, të shitur për interesa të ulta, nga njerëz që vetëm pro-amerikanizmit nuk po i kontribuojnë.

Sali Berisha është thjesht ilustrim i saj!

– Nuk ka një “pengesë Sali Berisha” për të ardhmen e demokracisë në Shqipëri!

Ka një çështje ekzistenciale për PD dhe demokratët:

Qëndrimi ndaj “Ardian Dvoranit kampion demokracie” dhe eshtrave të martirëve të shitura për pazare të ulta.

Sali Berisha “minues demokracie” ështe thjesht ilustrim i saj!

Sali Berisha, nëse do kishte një “hall” a “siklet”, do ishte fshehur si të gjithë ata “memecë” që u bëjnë bisht kamerave, gazetarëve, madje edhe demokratëve e, që recitojnë vetëm tekstin që vjen me ëhatsapp…

Sali Berisha, si çdo njeri i ndershëm, demokrat i palëkundur, pro-amerikani “par excelence”, ka zgjedhur përballjen në rrugë gjyqësore, jo fshehjen e as retorikën politike…

Çështja ekzistenciale e PD është beteja jote demokrat i palëkundur, njeri i ndershëm, anti-komunist, pro-amerikan që në gen.

Sali Berisha është thjesht ilustrim i saj!

Kur guxojnë të shesin Sali Berishën, sa sekonda mendohen me të shit ty?

Kaq.

Qendro në këmbë demokrat, asnjë hap pas.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko