Ish-deputeti Lefter Maliqi thotë se biznesmeni Pëllumb Salillari është duke u hetuar nga Prokuroria e Posaçme. Teksa rendit disa nga abuzimet e biznesmenit në fjalë, sipas Maliqit, drejtësia po e falë Slaillarin.

“Ish-fatorinua, Oligarku Salillari ‘pengmartësi’ i Hajdarit të Bashkisë Kuçovë, të grabitur më “14 Maj”, ka përfituar më shumë se shuma e inçeneratorëve nga taksat e qytetarëve dhe nuk mjaftojnë vetëm këto por dhe shumë biznese si gurorja në Urë-Vajgurore, e kudo ku ka ndërtuar e po ndërton; në mal, fushë e lumë, apo në dëm të “Zonave të Mbrojtura në mënyrë abuzive dhe pa leje.

Merret nën hetim, mbyll hetime, vazhdon të jetë nën hetim përsëri, por ende “SPAK” nuk vepron megjithë këto skandale! Ndërkohë që burgosen qytetarë se ndertojnë një gardh, një çati, një mur, një kasolle, kurse paratë e Oligarkut, lekët e vjedhura të shqiptarëve, hedhin ujin përpjetë”, shkruan Maliqi.

Më tej, ish-deputeti dhe kandidati i opozitës për Bashkinë e Kuçovës thotë se Pëllumb Salillari është në listën e 5 përfituesve më të mëdhenj që janë bërë miliarderë gjatë qeverisjes së Partisë Socialiste. Lefter Maliqi ka pasur disa përballje dhe ka akuzuar Salillarin se bleu vota në Kuçovë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re