Ish-deputetja e PD-së, Dhurata Çupi, thotë se data 1 janar e deri 31 Maj 2020, janë 150 tendera që sipas saj janë cilësuar me parregullsi, në procedurat e prokurimeve për Bashkitë.

Me një shënim në rrjetet sociale, Çupi thotë se 35 prej këtyre tenderave janë të tillë pasi autoriteti kontraktues ka kualifikuar të gjithë operatorët me ofertë më të vogël, ndërsa 114 të tjerët konsiderohen te rrezikshme dhe korruptive pasi në garë ka marrë pjesë vetëm një operator.

Sipas saj, bien në sy si proçedura korruptive kryesisht në Bashkitë Tiranë, Mat, Dibër, Klos, Bulqizë, etj..

Postimi i plotë:

Nga data 1 janar e deri 31 Maj 2020 në proçedurat e prokurimeve për Bashkitë , janë cilësuar me Flamur të Kuq ,150 tendera.

Ky vlerësim ështé konstatuar në çdo tender ku shfaqet hapur rrezik dhe indicje për parregullsi të garës, mungesë gare apo konkurence.

Nga 150 tendera ne total te cilësuar me parregullsi, 35 tendera janë të tillë pasi autoriteti kontraktues ka kualifikuar të gjithë operatorët me ofertë më të vogël duke ja dhënë statusin e fituesit një kompanie që nuk renditet me vlerë oferte më të mirë

Ndërsa 114 tendera të tjerë konsiderohen te rrezikshme dhe korruptive pasi në garë ka marrë pjesë vetëm një operator duke dëshmuar mungesë besimi tek gara; kritere të mundshme klienteliste; afate të cunguara të tenderimit apo aullime të mëparshme ku janë demonstruar edhe parapëlqime klienteliste.

Bien në sy si proçedura korruptive kryesisht në Bashkitë Tiranë, Mat , Diber , Klos, Bulqize , etj.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re