Ish-deputetja e PD, Albina Deda i është drejtuar me një letër të hapur Lulzim Bashës, ku e paralajmëron që të largohet sa më shpejt nga partia demokratike.

Deda shkruan se demokratët e kanë mbështetur pasi mendonin se pas tij qëndronte ish-kryeministri Sali Berisha, por këtë të fundit sipas Dedës, Basha e qëlloi pas shpine por nuk e vrau.

“Ti ishe askush dhe ne saje te dr.Berishes u shnderrove ne pionierin qe parashutoi aty ku te tjeret investuan lumenj dhimbjesh dhe gjaku..!”, shkruan ndër të tjera Deda.

Postimi i plotë:

Leter e hapur per nje kapitull te mbyllur me Bashen!

Une jam nje demokrate,ish deputete e anetare e Keshillit kombetar te Partise Demokratike!

Edhe kur na nderrove ne 2017 me Gjuzët qe mblidhnin farat e lulediellit  te shtepia e lirise,edhe kur na shkembeve me Jeniqeret nuk tu zemeruam se mendonim se pas teje qendron Ai te cilin ti e preve ne bese,e qellove pas shpine por nuk e vrave.

Se simbolet nuk vriten….nuk i vrasin as tenderat e kuneterve dhe as gjaku qe ke me gjaksorin e demokracise Gramoz Ruçi.

Ti hyre ne shtepine tone te lirise me besen qe e shkele dhe aspak per genin dhe meritat e tua.

Ti ishe askush dhe ne saje te dr.Berishes u shnderrove ne pionierin qe parashutoi aty ku te tjeret investuan lumenj dhimbjesh dhe gjaku..!

Ti ishe aaskush dhe pa emer ngele.

Tani je me i pasigurte se busti i Enverit me 19 Shkurt 1991.

Ndaj ik shpejt e mos e vono destinin tend.

Ti je Jude…!

Askush nuk te shpeton trupin dhe turpin se fytyra te ka ikur me kohe.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re