Ish-deputetja e PD, Albana Vokshi deklaroi në emisionin “Në fokus” në TvT se pandemia është shfrytëzuar nga kryeministri Rama, për të grumbulluar më shumë pushtet në duart e tij dhe se kurba ditore është përgatitur në zyret e Edi Ramës , pa asnjë bazë statistikore reale.
“Pandemia është shfrytezuar nga Edi Rama, për të mbledhur dhe grumbulluar më shumë pushtet në duart e tij, ndaj edhe kurba e të prekurve në Shqipëri është pa sens, pa logikë, e vetmja kurbë e cila nuk mund të lexohet nga askush, eshtë një kurbë e përgatitur në zyren e Ramës, sepse ashtu do ti shërbej atij, ai është mundurar të krijoj një situatë sureale në mendjen dhe kokën e shqiptarëve, në mënyrë që të shfrytzonte këtët situatë në duart e tij. Kjo kurbë nuk ka sens, sepse nuk ka një bazë statistikore reale”.
Për Vokshin, edhe numri i vdekjeve të raportuara nga COVID-19 në Shqipëri, është sureal, dhe se sipas saj, PD, ka fakte bazike se ka pasur shumë raste të paraportuara nga kjo pandemi.
“Unë nuk besoj në shifrat e MSH, pasi Rama, i përdor për qëllimet e veta. Edhe lidhur me raportimet e rasteve të vdekjes ka pasur shumë të pavërteta. Janë deklaruar shumë persona në disa vende, si psh në Has, qe kane pasur shume te semure, që kanë humbur jetën dhe nuk janë raportuar fare, bazuar nga shenjat që kanë pasur. Numri i personave është shumë herë më i madh se sa është deklaruar publikisht dhe zyrtarisht në Shqipëri. Edi Rama është munduar të mbaj çdo shifër të prodhuar në zyrat e tij dhe të shpërndarë nga MSH, për ta pasur të gjithë situatën e pandemisë per interesat e tij”.
Zyrtarisht, në Shqipëri ka 33 të vdekur nga koronavirusi.
