Ish-deputetja e PD në Vlorë, Nadire Meçorapaj, ka sulmuar Lulzim Bashën.

Ajo shkruan se nisma e dekomunistizimit, është një tjetër dështim dhe projekt i lënë në rrugë nga Basha.

“Nisma e dekomunistizimit, një tjetër dështim, besprerje dhe projekt i lënë në rrugë nga Basha

Asnjëherë se pate seriozisht, asnjëherë nuk e çove të paktën deri te protokolli i Kuvendit. Fjalë shumë e për e lumë.

E trumbetove edhe gjatë legjislaturës së kaluar, dhe kurrë nuk u vumë në dijeni as ne si deputetë, aq më tepër ne nga shtresa e të përndjekurve, se çfarë propozimesh kishit, e mbase kishim edhe ne, si më të shtypurit nga regjimi, ndonjë mendim! Apo nuk iu hynin në punë juve mendimet tona!

Me kë tallesh, z. Basha?!

Nuk je i denjë për këto kauza ti, sepse nuk e ke seriozisht çuarjen e një nisme, një të vetme, deri ne fund. Të paktën kurseja shtresës tonë këto nismat me gjasme, këto ngritjet e grupeve të punës, kur rezultati dihet: asgjë.

Çfarë turpi të përdorësh politikisht kauza të tilla plagë për Shqipërinë dhe shqiptarët”, shkruan ajo.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko