Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, thotë se Edi Rama po projekton vjedhjen e fundit.

Për këtë ish-deputetja i referohet projektit të Rrugës Milot-Fier. Sipas Tabakut, “Ndonese në një terren fushor dhe që piketon një distancë 136 km përmes të cilës qeveria pretendon të shkurtojë kohën nga 120 minuta në 75 minuta do të ketë koston e 1.2 mld eurove”.

“Sot, ai ka shpalosur një projekt grabitqar por që ia kalon të gjitha grabitjeve të mëparshme,” shkruan më tej ajo.

Statusi:

Si një bandë në ikje, në fund të mandatit Edi Rama po projekton dhe vjedhjen e fundit siç ka qene dhe bilanci i punës së tij ne keto 7 vjet

Sot, përmes show-t me të cilin kërkon edhe të mbulojë dështimin e tij dhe futjen e vendit në krizën më të rende të 20 viteve të fundit, shpalosi projektin e Rrugës Milot-Fier. Ndonese në një terren fushor dhe që piketon një distancë 136 km përmes të cilës qeveria pretendon të shkurtojë kohën nga 120 minuta në 75 minuta do të ketë koston e 1.2 mld eurove.

Autostrata qe lidh Kroacinë me Bosnje Hercegovinën, e financuar nga BE ka një kosto, prej 1.29 mln euro për 1 km një shifër 7 herë më e ulët se sa kostoja e PPP-së për rrugën Milot-Fier.

Ironikisht, rruga e Kombit për të cilën kryeministri Rama ishte kunder dhe e anatemoj vazhdimisht e gjatë 114 km dhe ka shkurtuar një distancë prej 8 orësh ne afro 2 orë, pershkruan një terren malor, ka tunele, ura e përforcime të tjera ka pasur një kosto prej 1.38 mld eurosh.

Bilanci i tij për ndërtim rrugësh dhe investime në infrastrukturë është inekzistent. Sot, ai ka shpalosur një projekt grabitqar por që ia kalon të gjitha grabitjeve të mëparshme. Edi Rama do të mbahet mend si i vetmi kryeministër që ka hapur tendera e ka dhënë koncesioni por kurrë nuk i ka zbatuar ato. Do të mbahet mend si Kryeministri i projekteve te florinjta pasi vetëm rrugë nuk mund të quhet ajo listë dëshirash që janë duke tenderuar.
Kjo sjellje kriminale ka një efekt të jashtëzakonshëm në buxhetin e shtetit dhe në borxhin publik kur deri më sot kontratat e lidhura shkojnë në një vlerë prej 13% e PBB.

Dallimi është mëse i qartë për të gjithë. Shqipëtarët janë sot në mes të një krize ekonomike, parashikimi i BERZH është se Shqipëria do të ketë një rënie ekonomike prej 9% të PBB.

Një vit më parë në Poznan të Polonisë u prezantua ndër të tjera dhe projekti i financuar nga BE që do te lidhë Mesdheun dhe Adriatikun plus Jonin me një autostradë. Sipas këtij projekti të madh segmenti që lidh Kroacinë me Bosnjen prej 333 km do të kushtojë 430 mln euro. Kostoja e 1 km rrugë sipas standarteve të BE është 1.29 mln euro një shifër 7 herë më e ulët se sa kostoja e PPP-së për rrugën Milot-Fier.

Premtimi ynë mbetet i njëjtë; RISHIKIMI I ÇDO KONCESIONI DHE PPP si dhe PLATFORMA ANTIMAFIA DHE ANTIKORRUPSION.

Le t’i ofrojmë shqiptarëve investime reale që krijojnë vende pune e i japin frymë ekonomisë, mjaft më me fasada!
/shqip

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re