Ish-deputetja e LSI-së, Kejdi Mehmetaj ka reaguar për sulmet që kreu i qeverisë, Edi Rama ka bërë ndaj sot ndaj Lëvizjes Socialiste për Integrim.

“I dështuar, i kompleksuar dhe tejet qesharak ke përfunduar Ed Kryeministri!

Megjithëse vitet si kryeministër të kanë pasuruar me para, shpirtin ta kanë nxirë më tepër se e ke patur, por edhe imagjinatën ta kanë varfëruar e ke arritur në pikën që nuk di ç’nxjerr nga goja.

Falli që sheh çdo ditë nuk po të pastron dot nga balta e krimit, që përtej faqes së qeverisë tënde, po nxin edhe faqen e Shqipërisë në sy të mbarë botës.

Edhe pse shpreson çdo ditë që filxhani të të tregojë ndonjë rrugëdalje, rrugëdalje nuk ka më e gjykimi do të të bëhet edhe ty në shesh, njësoj si frymëzuesit tënd.

Edhe pse doli nga goja jote e nxirë, është krenari për LSI të jetë partia që fut njerëzit në punë!

Edhe mos ki asnjë merak, sapo ti të rehatohesh i izoluar aty ku e meriton, me intensitet do punojmë që shqiptarëve t’u kthehet mirëqenia që ti u mohove.

Sa i takon presidentit, mos ja qaj hallin, kur të gjeti punë edhe ty, vetes i ka dalë për zot me kohë!”, shkruan Kejdi Mehmetaj.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re