Ish-deputetja Ermelinda Meksi, ka mbetur e zhgënjyer nga kryeministri Edi Rama, për shkak se ky i fundit i është drejtuar me fjalën “profesor” deputetit demokrat Edmond Spaho, i cili nuk e mban zyrtarisht këtë titull.

Sipas saj, mbajtja e titullit përfaqëson një vlerë intelektuale të personit që e mban, ndërsa titulli shkencor i përfituar pa meritë është një antivlerë. Meksi thotë se kushdo që pranon të quhet profesor kur nuk është mbartës i vërtetë i titullit, ndihmon në zhvleftësimin e tij.

Ish-deputetja shprehet se në respekt të moshës, disa njerëzve mund t’u drejtohemi me “Zoti apo Zonja”, por jo Profesor, përndryshe zhgënjimi i profesorëve do të rritet.

Reagimi i plotë:
“Degjova Kryeministrin ti drejtohej i “zhgenjyer” per pozicionin antiamerikan nje deputeti te opozites, duke e quajtur “Profesor”,megjithese deputeti ne fjale nuk e mban zyrtarisht titullin.

Ka nje deshire nflacioniste per te perdorur tituj shkencore edhe kur keta mungojne.
Sigurisht mbajtja e titullit ( profesor ose asistent profesor),apo grades shkencore( master ose doktor/Ph.D), perfaqeson nje vlere intektuale te personit qe e mban.

Ashtu sic eshte antivlere edhe grada apo titulli shkencor perfituar pa-merite dhe me punime jo origjinale ,pa asnje vlere te shtuar ne fushen perkatese.
Nderkaq ka intelektuale,qe megjithese nuk e kane zyrtarisht kete titull rrezatojne dituri me vepren e madhe te shkruar prej tyre.
Misherim i ketij modeli per mua ka qene e mbetet Moikom Zeqo .

Kushdo tjeter qe pranon te quhet profesor (qofte ky edhe mesimedhenes) ,kur nuk eshte mbartes i vertete i titullit ndihmon ne zhvleftesimin e kuptimit te tij.
Ne respekt te moshes, disa njerezve mund t’u drejtohemi me Zoti apo Zonja,por jo Profesor .
Perndryshe zhgenjimi ndaj fake(fals) profesoreve do vijoj te rritet

Nderkaq rritja e numrit te fake profesoreve po ecen ne menyre te zhdrejte me vleresim e mendimit te atyre te vertete. P.S.Mendoj se edhe mbajtesit aktuale te titujve e gradave shkencore,duhet ti kene ato objekt rishqyrtimi, ne se nuk kontribojne periodikisht me punime botuar ne revista te njohura shkencerisht, me faktor te larte impakti”

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re