Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Dhurata Çupi sjell historinë e një qytetari, që mbledh kanaçe në Bulqizë duke ia bërë të pamundur ndenjen në karantinë.

Ish-deputetja thekson se duhet urgjent një paketë ndihme ekonomike dhe sociale për qytetarët nga qeveria siç propozon PD, në mënyrë që ata të shmangin rrezikun nga infektimi, pasi ata nuk kanë luksin të ushqehen dy herë në ditë dhe duke i lënë ata tq përballën me koronavirusin ose me urinë.

Postimi i Ish-deputetes:

Sabiti  jeton në Bulqizë duke mbledhur kanaçe tek mbetjet ushqimore në Qafë Buall. Ai e ka të pamundur, në kuptimin e plotë të fjalës, të qendrojë në karantinë, sepse i duhet të zgjedhë mes mundësisë për të mos u infektuar dhe urisë së sigurtë të fëmijëve.

Dita kur ai nuk do të dalë të mbledhë kanaçe për të fituar 3 mijë lekë të vjetra në ditë, do të jetë dita e urisë për familjen.  Fatkeqësisht, familjet si ajo e Sabitit, janë me mijëra në Shqipëri.  Ndryshe nga sa predikon kryeministri, ata as nuk bëjnë dot joga, as nuk kanë luksin të ushqehen dot 2 herë në ditë.

Duke mos marrë asnjë masë që i ndihmon ata, qeveria i ka lënë më të varfrit të përballen vetëm me 2 alternativa: me koronavirusin ose me urinë.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re