Ish-diplomati serb Nebojsha Vujoviç, tha se në Dayton amerikanët i ofruan një mundësi historike Millosheviçit për të zgjidhur çështjen e Kosovës.

“Koncepti i tyre ishte një autonomi e gjerë për Kosovën dhe vendosja e trupave të NATO-s aty. Plani ishte trupat amerikanët të tërhiqeshin nga Gjermania pas 40 vjetësh që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore, për t’u zhvendosur në Bosnjë dhe Kosovë. Dhe do ta vendoste NATO-n si forcë të nevojshme në parandalimin e konflikteve ndër-etnike, fatkeqësive humanitare etj”, tha Vujoviç.

“Ata ofruan konceptin: më shumë se autonomi, por më pak se pavarësi”, shtoi ai.