Ish-drejtori i ISHP, Besnik Jakaj është kritik me menaxhimin e pandemisë nga ana e qeverisë.

Ai tha për emisionin “Quo Vadis” se autoritetet në Shqipëri duhet të krijonin një plan strategjie për bllokimin e koronavirusit që në momentin kur OBSH e shpalli pandemi.

“Kishte një mungesë organizimi në menaxhim dhe një mungesë plani strategjik për të ndjekur të gjithë etapat e menaxhimit të një pandemie, të një virusi. Në momentin që shpallet situata pandemike botërore është e qartë që virusi do të bashkëjetojë gjatë me njerëzimin. Mjeku i familjes u evolvua me shumë vonesë në menaxhimin e pandemisë, që është hallka e parë e përballjes me COVID-19. Është një keqmenaxhim i plotë i situatës pandemike.”

Jakaj shtoi se fondet për pandeminë kanë qenë të pakta dhe se kurimi i koronavirusit në kushte shtëpie është i papërballueshëm për qytetarët.

Sipas ish-kreut të ISHP, një vaksinë mund të prodhohet prej 18 muajsh dhe se përdoret për imunizimin e shoqërisë, pasi “virusi vjen duke u dobësuar natyrshëm”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re