Skip to content

Ish-drejtori i policisë së shtetit kritikon kolegët: Po ndodhin ngjarje shumë të rënda, i keni borxh qytetarëve njoftimin zyrtar

Ish-drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ahmet Prençi ka folur për ngjarjet e ndodhura gjatë 3 ditëve të fundit në Shqipëri. Prençi tha në “MCN” se vendi është kthyer në një distributor droge dhe është duke u luajtur me vlera të mëdha monetare.

Prençi kritikoi kolegët e tij, duke i thënë se duhet të japin njoftim zyrtar edhe për ngjarje jo të suksshme.

“Ngjarje të tilla të rënda kriminale kanë krijuar vështirësi edhe për ne. Duket sikur Shqipëria është terren i përshtatshëm për tu kthyer në distributor.

Luhen vlera të mëdha monetare, kanë mjete të jashtëzakonshme dhe kësaj vështirësie në të cilën ndodhet policia duhet ti përgjigjesh me organizim ndryshe sepse në këto kushte nuk funksionon, janë një sërë kushtesh që duhen plotësuar. Kolegët e mi ja kanë borxh qytetarëve njoftimin zyrtar.

Po ndodhin ngjarje shumë të rënda dhe nuk ka një njoftim zyrtar. Ashtu siç del policia për një operacion të suksesshëm duhet të dalë edhe për këto dhe të sqarojë se çfarë ka ndodhur”, tha Prençi.

(R.G/Faxweb.al)

Për t’ju bashkuar faqes sone në Facebook, klikoni like

loading…

/faxweb