Skip to content

Ish-drejtuesja e AKSHI-t Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

karcanaj

Ish-drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), Mirlinda Karçanaj, është paraqitur ditën e sotme në ambientet e Prokurorisë së Posaçme (SPAK).

Karçanaj është paraqitur në zbatim të masës së sigurisë “Detyrim paraqitje”, të caktuar ndaj saj në kuadër të hetimeve për dosjen e tenderave të AKSHI-t.

Hetimet e SPAK lidhen me dyshimet për shkelje në procedurat e tenderimit të AKSHI-t dhe favorizimin e kompanive të caktuara.